Barça gjen një sponsor të ri për te mbathjet

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2024 19:49

Barça gjen një sponsor të ri për te mbathjet

SPANJE – Barcelona ka një sponsor të ri për mbathjet, sipas Catalunya Radio. Subjekti katalanas do të kishte arritur një marrëveshje me markën Medusa, një product dezinfektues, për tre sezonet e ardhshme për 5 milionë euro për sezon. Prandaj, culés do të marrin gjithsej 15 milionë në fund të marrëveshjes.

Nënshkrimi do t’i shtohet së shpejti mbathjeve dhe, në këtë mënyrë, Barcelona arrin një burim të ri të ardhurash për të vazhduar forcimin e ekonomisë së saj të dëmtuar. 

Medusa është një kompani nga Emiratet Arabe që është e përkushtuar për prodhimin e një dezinfektuesi sipërfaqësor që kombinon efektet baktericid, fungicid dhe virucid.

Barcelona po kërkon mundësi të reja biznesi dhe sponsorizimi i mbathjeve ishte një prej tyre. Laporta tha tashmë të enjten e kaluar se do të ketë edhe lajme të tjera ekonomike në ditët në vijim…

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2024 19:49