Bebe Rexha edhe me tupana në “Sunny Hill 2024”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2024 13:11

Bebe Rexha edhe me tupana në “Sunny Hill 2024”

Skena e festivalit “Sunny Hill 2024” në Prishtinë mbrëmë u ndez nga një paraqitje spektakolare e artistes me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

34-vjeçarja kishte inkuadruar disa elemente kombëtare në një prej performancave të saj.

Në një moment të veçantë të natës, ajo futi tupana nën ritmet e këngës së saj të njohur “Say My Name”.

Ajo arriti të sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme dhe të bashkojë publikun përmes muzikës dhe kulturës, duke dhuruar një natë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2024 13:11