Doganat flasin për parat kesh që futen në vend – Ardhja e emigrantëve e ka nxitur këtë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 19:24

Doganat flasin për parat kesh që futen në vend – Ardhja e emigrantëve e ka nxitur këtë

Vala e ardhjes së emigrantëve në vend e ka nxitur më shumë futjen e parave të thata ose kesh në formë të padeklaruar, shkruan Alsat.

Në pikat e kalimit kufitar, një pjesë e qytetarëve ende nuk e zbatojnë ligjin, por udhëtojnë me para në dorë ose sende të tjera me vlerë, duke shkelur konkretisht rregullat, pavarësisht se ato janë qartësisht të caktuara në ligj apo në rregulloret e afishuara pranë pikave kufitare.

Nga Doganat, në një operacion të radhës njoftuan se dy personave iu janë sekuestruar 50 mijë euro të padeklaruara, para të thata, që sipas fotografive që u ndanë për mediat, tregohet se kanë qenë në një çantë udhëtimi.

Paratë ishin sjellë nga dy persona, të cilët, pas ndalimin, në bazë të ligjit, iu janë rikthyer nga 10 mijë secilit, ndërsa 30 mijë të tjerat iu janë sekuestruar.

“Në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në orët e mbrëmjes është regjistruar një automjet i udhëtarëve me targa të huaja në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj. Në pyetjen e doganierit nëse kanë diçka për të deklaruar për kontroll doganor, ata janë përgjigjur se nuk kanë asgjë për të deklaruar dhe se do të shkojnë në një kazino në Gјevgjeli. Mirëpo, gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë udhëtimi në ulësen e pasme, përveç sendeve personale, pasagjerëve iu gjetën edhe 50 mijë euro të padeklaruara për të cilat nuk dispononin asnjë dokument përkatës. Sipas ligjit, pasagjerëve u janë kthyer nga 10 mijë euro, shuma që ata nuk duhet ta deklarojnë, ndërsa 30 mijë të tjerat janë mbajtur”, thonë nga Doganat.

Ligji është i qartë, se çdo shumë që hyn ose del nga shteti duhet të deklarohet.

Nëse dilni me pushime, vizita familjare, etj., çdo shumë mbi 10 mijë euro duhet të jetë e dokumentuar me fletëpagesë nga banka, bankomati ku janë nxjerrë ose faturë të zakonshme tjetër e pranueshme për doganën.

Vendim për kushtet dhe lartësinë e valutave të huaja që mund të futen apo të nxirren nga vendi.

Rezidentët mund të sjellin në shtet të holla në shuma efektive apo letra me vlerë të cilat në valuta të huaja kanë kundërvlerë deri në 10 mijë euro.

Rezidentët mund të sjellin në shtet të holla në shumë efektive apo letra me vlerë të cilat në valuta të huaja kanë kundërvlerë deri në 10 mijë euro ose më shumë, vetëm nëse para hyrjes në pikën kufitare paraqiten te autoritet doganore për deklarimin e shumës.

Por, kjo shumë është akoma më e vogël për ata që duan të nxjerrin para, në rast të daljes nga shteti për pushime.

Vendim për kushtet dhe lartësinë e valutave të huaja që mund të futen apo të nxirren nga vendi.

Rezidentët mund të nxjerrin nga shteti të holla në shuma efektive apo letra me vlerë të cilat në valuta të huaja kanë kundërvlerë deri në 2 mijë euro.

Rezidentët mund të nxjerrin nga shteti të holla në shumë efektive apo letra me vlerë të cilat në valuta të huaja kanë kundërvlerë deri në 2 mijë euro deri në 10 mijë euro, vetëm nëse para daljes nga pika kufitare paraqiten te autoritet doganore për deklarimin e shumës.

Dokumenti që tregon futjen ose nxjerrjen e parave duhet të ketë një vlefshmëri deri në 90 ditë, përndryshe, një dokument i ri duhet rinxjerrë nga banka, për të kaluar shumën e përcaktuar nga ligji./ Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Korrik, 2024 19:24