Dominimi mbresëlënës i Spanjës në futbollin europian dhe atë botëror

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 18:53

Dominimi mbresëlënës i Spanjës në futbollin europian dhe atë botëror

Një dominim vërtet impresionues. Me fitoren e Europianit për meshkuj U-19 të dielën e kaluar, Spanja tani është mbajtëse e nëntë titujve në kompeticionet ndërkombëtare.

Dominimi i Spanjës shtrihet nga futbolli i të rinjve deri te futbolli profesionist dhe përfshin të dyja gjinitë. Ekipet kombëtare të Spanjës janë fitueset në fuqi të:

Kupës së Botës për femra (2023)

Europianit për meshkuj (2024)

Ligës së Kombeve të UEFA-s për meshkuj dhe femra (2024 dhe 2023)

Kupës së Botës për femra U-20 (2022),

Kupës së Botës U-20 -19, Euro, për meshkuj dhe femra (të dyja në 2024),

Kupës së Botës për femra U-17 (2022)

Euros për femra U-17 (2024)

Disa tituj që çimentojnë hegjemoninë spanjolle në futbollin europian dhe botëror dhe premtojnë një të tashme dhe të ardhme të lavdishme për iberikët.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 18:53