“Do më mungojnë sytë e tu”/ Elita Rudi humb njeriun e shtrenjtë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Korrik, 2024 13:12

“Do më mungojnë sytë e tu”/ Elita Rudi humb njeriun e shtrenjtë

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, ka njoftuar ndjekësit e saj në “Instagram” se gjyshi i saj ka ndërruar jetë. Në një postim në “Instastory” moderatorja ka shfaqur një foto me gjyshin ku i ka dedikuar disa fjalë të ndjera.

“Gjyshi më i mirë i kësaj bote na la! Gjithmonë na mësove durimin dhe mirësinë, kujtimet me ty nuk kanë si të jenë ndryshe. Një fëmijëri e mbushur me dashuri e përkujdesje”- ka shkruar Elita.

Ndër të tjera ka shtuar: “Do më mungojnë sytë e tu që gjithmonë qeshnin! Të duam pafund, pusho në paqe Beja jonë!”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Korrik, 2024 13:12