Guardiola i kundërpërgjigjet Alvarezit, i cili po e mendon largimin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Korrik, 2024 16:33

Guardiola i kundërpërgjigjet Alvarezit, i cili po e mendon largimin

Sulmuesi i Manchester City-t, Julian Alvarez ka folur rreth të ardhmes së tij.

Argjentinasi u shpreh në një prononcim të dhënë së fundmi se ai ka luajtur shumë minuta sezonin e fundi, megjithatë dëshiron që të jetë në fushë në ndeshjet e rëndësishme, ndaj thekson se do e mendojë të ardhmen.

Në lidhje me këtë, ka reaguar Pep Guardiola, rreth ankesës së Alvarezit.

“Kam lexuar që ai do të mendojë për [të ardhmen]. Në rregull, le të mendojë…pastaj do të na informojë se çfarë dëshiron që të bëjë. Juliani ka luajtur shumë. Ai do më shumë? Në rregull, pra. Prandaj do të mendojë për këtë gjë, e kur të mendojë, ai do të na informojë”, e mbylli Pep.

E ardhmja e sulmuesit argjentinas do të definohet pas Lojërave Olimpike në Paris, aty ku ai po merr pjesë me Kombëtaren e Argjentinës.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Korrik, 2024 16:33