Humels zgjedh klubin e ri, gati transferimi në Serinë A për mbrojtësin gjerman

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Korrik, 2024 16:49

Humels zgjedh klubin e ri, gati transferimi në Serinë A për mbrojtësin gjerman

Vendimi për të ardhmen e kampionit të botës dhe ish-mbrojtësit të Dortmundit, Mats Humels, është i afërt. Klubi italian i Seria A, Bolonja, dëshiron të nënshkruajë me qendërmbrojtësin, të cilit nuk iu zgjat kontrata te Borusia.

Humels supozohet të zëvendësojë Rikardo Kalafiorin në veri të Italisë. Qendërmbrojtësi është gati të transferohet te Arsenal dhe ka përfunduar testet mjekësore me “Topçinjtë”. Kampioni i botës në 2014 ka marrë një ofertë, por sipas drejtorit Klaudio Fenuçi, ai ka kërkuar pak kohë për të menduar për këtë. Siç raporton gazeta “Corriere dello Sport”, Bolonja tashmë është në kërkim të alternativave të mundshme.

Në rast anulimi, klubi italian ka edhe mbrojtës të tjerë të mundshëm në listë, duke përfshirë lojtarin e kombëtares kroate Josip Sutalo, i cili aktualisht është nën kontratë me Ajaks Amsterdam. Bolonja do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm dhe në mënyrë të papritur përfundoi e pesta në Serie A edicionin e kaluar.

Mats aktualisht është pa klub pasi i skadoi kontrata në “Signal Iduna Park”. Lëvizja e tij në Itali do të rezultonte zhvendosja e tij e parë jashtë vendit. Deri më tani ai ka luajtur vetëm për Dortmundin dhe Bajernin.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Korrik, 2024 16:49