Mbyllen moshmarrëveshjet në familjen e Miley Cyrus
Mosmarrëveshjet brenda familjes së këngëtares Miley Cyrus duket se janë drejt fundit.
Këto pamje të siguruara nga tabloidi britanik Daily Mail të nënës së këngëtares me vajzën e saj Noah janë shenjë se nënë e bijë janë ribashkuar pas 3 vitesh.
Shkak për prishjen e marrëdhënies së tyre është bërë fakti që 57-vjeçarja u lidh me ish-yllin e “Prison Break” Dominic Purcell në nëntor 2022.
Mediat e huaja në atë kohë bënë të ditur se nëna e artistes së njohur i kishte marrë të dashurin vajzës së saj Noah.
Tish dhe Dominic, 54 vjeç, u martuan në shtëpinë e Miley Cyrus më 19 Gusht 2023, në një ceremoni që Noah e anashkaloi.
Madje u tha në atë kohë se Miley kishte vendosur roje të armatosura jashtë shtëpisë së saj atë ditë si një masë paraprake për të mbajtur jashtë banesës së saj të motrën.