Xhaka për largimin nga Arsenali: Nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Korrik, 2024 17:40

Xhaka për largimin nga Arsenali: Nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara

Mesfushori i Bayer Leverkusenit dhe ylli shqiptar, Granit Xhaka ka folur për largimin e tij nga Arsenali drejt Bayer Leverkusenit, lëvizje kjo të cilën ai e cilësoi “dy hapa përpara”.

Xhaka u largua nga Arsenali drejt Bayer Leverkusenit, dhe në sezonin e parë me skuadrën gjermane ai e fitoi titullin e Bundesligas dhe Kupën e Gjermanisë, raporton KosovaPress.

Xhaka tha se largimin nga Arsenali nuk e sheh si në hap prapa, por dy hapa përpara.

“Për mua, nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara. Sepse kisha pikërisht ndjenjën, në bisedat me trajnerin dhe me Simon Rolfes, se diçka e veçantë mund të ndodhte këtu në vitet e ardhshme”, tha Xhaka.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Korrik, 2024 17:40