Xhaka thotë se largimi nga Arsenali ishte dy hapa përpara

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Korrik, 2024 16:41

Xhaka thotë se largimi nga Arsenali ishte dy hapa përpara

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka thënë se largimi nga Arsenali në drejtim të Bayer Leverkusenit nuk ishte hap prapa, por dy hapa përpara.

Për gazetën gjermane “Bild”, Xhaka ka thënë se në sezonin e ri duhet të performojnë edhe më mirë se sezonin që shkoi.

“Lëvizja nga Arsenali te Bayer Leverkuseni nuk ishte hap prapa, por më shumë dy hapa përpara”, ka thënë Xhaka për “Bild”.

Në sezonin e tij të parë me “Farmaceutikët”, Xhaka shkëlqeu dhe fitoi edhe titullin në Bundesliga, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Formë të mirë tregoi edhe me Zvicrën në Kampionatin Evropian që u mbajt në Gjermani.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Korrik, 2024 16:41