E bujshme/ Liverpuli do një numër 6, Arne Slot pëlqen mesfushorin e Shqipërisë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2024 16:32

E bujshme/ Liverpuli do një numër 6, Arne Slot pëlqen mesfushorin e Shqipërisë

Liverpuli po përgatitet për një sezon të ri dhe trajneri Arne Slot është në kërkim të një mesfushori. Ai kërkon një futbollist që të arrijë të mbajë mirë topin si dhe për të rifituar shpejt atë kur topi është në këmbët e kundërshtarëve.

Mediat angleze bëjnë të ditur se mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani pëlqehet shumë nga trajneri.

Asllani fitoi Serinë A me Interin si dhe bëri paraqitje të shkëlqyera me Shqipërinë në kualifikuese dhe Europian. Tani pritet të shohim në vijim se ccfarë do të ndodh, nëse do të ketë ofertë zyrtare për Kristjanin dhe Interin. /PANORAMASPORT.AL/

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2024 16:32