Gjenerata e ardhshme të çipeve të Intel për laptopët mbërrin më 3 Shtator

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:43

Gjenerata e ardhshme të çipeve të Intel për laptopët mbërrin më 3 Shtator

Laptopët e rinj Snapdragon dominuan gjithë stinën e Verës, por siç duket kësaj shfaqjeje po i vjen fundi.

AMD ka filluar lançimin e laptopëve me procesorët e rinj Ryzen AI ndërsa Intel tha ditën e djeshme do të lançojë gjeneratën e re të çipeve Core Ultra, me emrin e koduar Lunar Lake, më 3 Shtator.

Lunar Lake është një rimodelim i çipit i cili rrëzon plotësisht idenë e memories RAM të zëvendësueshme në laptop por në të njëjtën kohë sjell performancë dhe jetëgjatësi të lartë bateri së bashku me NPU me tre bërthama për aplikacionet AI që mund të operohen lokalisht.

Por mbi të gjitha është një përgjigje e Intel ndaj pretendimeve të Qualcomm dhe Apple mbi jetëgjatësinë e baterisë e cila aktualisht është superiore krahasuar me atë çfarë çipet për kompjuterët x86 ofrojnë.

Të gjithë po presin për të parë nëse Intel mund të ofrojë një kombinim të performancës dhe jetëgjatësisë së baterisë duke ngelur një prej emrave më të fortë në këtë hapësirë.

Procesorët Ryzen AI 9 për laptopët dhanë përshtypje të forta kur debutuan ndërsa Lunar Lake do të jetë copëza e fundit e gjëegjëzës së procesorëve mobile të kësaj vere.

/PCWorld Albanian

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:43