Bashkëthemeluesi famëkeq i Terraform do të ekstradohet në Korenë e Jugut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 21:45

Bashkëthemeluesi famëkeq i Terraform do të ekstradohet në Korenë e Jugut

Gjykata e Apelit në Malin e Zi vendosi ditën e Enjte që bashkëthemeluesi i Terraform Labs, Do Kwon, duhet të ekstradohet në vendin e tij, Korenë e Jugut.

Vendimi i gjykatës mbështetin një vendim më të hershëm në muajin Prill nga Gjykata e Lartë e Podgoricës e cila refuzoi ekstradimin e tij në SHBA. Data e ekstradimit të Kwon në Korenë e Jugut nuk është vendosur ende.

Vendimi i datës 1 Gusht nga Gjykata e Apelit në Malin e Zi është më i fundit i një serie betejash ligjore për bashkëthemeluesin famëkeq kripto.

Terraform Labs, e cila u themelua në 2018-ën, zhduku 40 miliardë dollarë vlerë tregu dhe kolapsoi industrinë kripto në Maj të 2022. Në fillim të këtij viti Terraform Labs shpallin falimentin nën Kapitullin 11 në Delaware të Shteteve të Bashkuara.

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë kërkuar që të dyja ekstradimin e Do Kwon nga Mali i Zi për tu përballur me akuzat që rëndojnë mbi të.

Autoritetet Amerikane e akuzojnë për mashtrimin e investitorëve të cilët blenë asetet e saj dixhitale TerraUSD dhe Luna.

/PCWorld Albanian

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 21:45