Libri i Britney Spearsit pritet të bëhet film

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Gusht, 2024 13:34

Libri i Britney Spearsit pritet të bëhet film

Këngëtarja, Britney Spears, është duke punuar në filmin e ri të bazuar ne librin e saj memoar “The Woman In Me”, të cilin e publikoi vitin e kaluar.

42 vjeçja, për realizimin e filmit, është duke bashkëpunuar me producentin Marc Platt.

“Britney ka pasur një karrierë të pabesueshme dhe do të jetë sfidë e madhe që të arrihet të përmblidhet gjithçka në një film”, ka thënë një burim për “The Sun’.

Vet Britney është mjaft e përshirë në projekt dhe ka rol të madh në vendimmarrja.

“Do të jetë e vështirë për të që të shikojë tërë punën, por ajo është e përfshirë në të gjitha aspektet e filmit dhe ishte pjesë e ekipit që vendoste se kush do të ishte adekuat për ta çuar përpara historinë e saj”, ka shtuar burimi.

Britney gjithashtu pati shkruar në rrjete sociale duke aluduar në projektin në fjalë.

“Jam shume e emocionuar që po ju tregoj adhuruesve të mi se jam duke punuar në një projekt sekret me Marc Plattin. Ai i ka bërë të gjithë filmat e mi të preferuar”, pati shkruar këngëtarja.

Në vitin 2023 ajo pati treguar se do ta publikonte librin e saj memoar, përmes së cilit do të tregonte gjithçka rreth jetës së saj private.

“Ka ardhur koha që të flas e të tregoj gjithçka dhe adhuruesit e mi kanë nevojë ta dëgjojnë këtë histori direkt prej meje. S’ka më konspiracion, s’ka më gënjeshtra, jam unë që tregoj të kaluarën, të tashmen e të ardhmen”, pati thënë ylli për revistën People.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Gusht, 2024 13:34