Liverpuli thyen Arsenalin, trajneri Slot: Në drejtimin e duhur

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Gusht, 2024 13:00

Liverpuli thyen Arsenalin, trajneri Slot: Në drejtimin e duhur

Liverpuli me fytyrën e re të Arne Slotit mundi rivalët e Premier Ligës, Arsenalin 2-1 me golat e Mohamed Salah dhe Fabio Karvajos në Filadelfia.

Goli i sulmuesit egjiptian në minutën e 13-të dhe finalizimi i Karvajos në minutën e 34-të, kompletuan lëvizjet e shkëlqyera të Liverpulit, përpara se Kai Haverc i Arsenalit të shkurtonte diferencën nga një distancë e shkurtër në minutën e 40-të të një pjese të parë emocionuese. Të dyja skuadrat bënë ndryshime gjatë pjesës së dytë të miqësores, pasi ritmi ra në “Lincoln Financial Field”, ku tifozët prej 69.879 shënuan një rekord të ri në stadium për shikueshmërin e një ndeshjeje futbolli.

Liverpuli ka një ndeshje të fundit në turneun e tyre parasezonal në SHBA kundër Mançester Junajtid në Kolumbia të shtunën. Ndërsa Arsenali fluturoi menjëherë në shtëpi pas ndeshjes së të mërkurës dhe do të luajë në një turne miqësor kundër Bajer Leverkusenit dhe Lionit në “Emirates Stadium”.

SLOT – Të kuqtë regjistruan fitoren e tyre të dytë në SHBA, ndrësa trajneri holandez, tha se ai ishte i kënaqur me atë që pa në fushë, duke thënë se klubi po shkon në drejtimin e duhur: “Mendoj se edhe pse është miqësore, gjithmonë dëshiron të synosh fitoren. Ju duhet të synoni për një fitore edhe nëse keni një ndeshje të vogël gjatë një seance stërvitore. Ju duhet të fitoni ndeshjet tuaja, të përpiqeni të bëni gjithçka për të fituar. Pra, kjo është një gjë e mirë që ne e bëmë këtë sot, por unë jam më i kënaqur për mënyrën se si e bëmë këtë. Sigurisht që e pashë pjesën e dytë që e patëm të vështirë me Arsenalin, ata dominuan plotësisht topin. Por ne u mbrojtëm shumë mirë dhe unë isha shumë i kënaqur që e pashë këtë, sepse kishte shumë lojtarë pas topit sa herë që arrinin në 16-shen tonë. Luajtëm kundër skuadrave shumë të mira këtu dhe jam i kënaqur me atë që pash gjatë këtij turi. Na mungojnë shumë lojtarë, por të rinjtë ishin të shkëlqyer. Kemi një lojtar si Salah, i cili ka ardhur në formë shumë të shkëlqyer, ndërsa Zhota bëri diferencën”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Gusht, 2024 13:00