Ylli i Bayernit drejt transferimit te gjiganti italian

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Gusht, 2024 13:02

Ylli i Bayernit drejt transferimit te gjiganti italian

Napoli kërkon të rikthehet shpejt si protagoniste në Itali pas një sezoni të dështuar si ai që lamë pas. Të kaltrit me në krye trajnerin Antonio Conte kërkojnë sërish titullin, teksa presidenti Aurelio De Laurentiis po punon që të përforcojë organikën e skuadrës.

Numri një i të kaltërve synon të firmosë me Leon Goretzkën nga Bayern Munich.

Në fakt, paga e mesfushorit është nëntë milionë euro dhe e papërballushme për napoletanët, megjithatë në këtë moment, Goretzka është në kërkim të një rrugëdalje pasi ka humbur vendin e titullarit te gjermanët.

Dhe, në këtë formë, te Napoli synojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë me Goretzkën që është gati të bëjë një sakrificë dhe të provojë një aventurë në Serie A.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Gusht, 2024 13:02