Aleksandar Klimovski emërohet drejtor në Lotarinë Shtetërore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 19:32

Aleksandar Klimovski emërohet drejtor në Lotarinë Shtetërore

Lotaria Shtetërore ka fituar drejtor të ri, D-r Aleksandar Klimovski, profesor i rregullt në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.

Klimovski ligjëron lëndën si E drejta e shoqërive, Menaxhimi korporativ, Etika korporative dhe E drejta e lojërave të fatit.

Ai është njëri nga ekspertët juridik më të njohur në rajon për rregullimin e lojërave të fatit, kurse punimet shkencëore të tija citohen në revistat shkencore me renome.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 19:32