Ancelotti: Bellingham i përgjigjet Vinicius dhe jo mua…

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2024 17:48 Përditësuar

Ancelotti: Bellingham i përgjigjet Vinicius dhe jo mua…

Bellingham i kushton më shumë vëmendje Vinicius sesa Ancelottit. Është thelbi i një anekdote të treguar nga trajneri i Real Madridit për gazetarët në grumbullim.

Shtatë lojtarë i mungojnë ende grupit të Galacticos, të justifikuar me angazhimet verore me kombëtaret.

“Dje u inatosa me Bellinghamin – tha ‘Carletto’ duke buzëqeshur – sepse e thirra dhe ai nuk më përgjigjej. Kështu i thashë Vinicius që ta thërriste dhe ai u përgjigj menjëherë. Më pas ma dorëzoi mua…”.

Sipas shtypit spanjoll, episodi është dëshmi e marrëdhënies së shkëlqyer mes mesfushorit sulmues dhe sulmuesit brazilian piroteknik të kampionëve në fuqi të Europës, Jude dhe Vini siç quhen me dashuri nga tifozët.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2024 17:48 Përditësuar