Mes problemeve të fundit, Noizy njofton koncertin e radhës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2024 17:02

Mes problemeve të fundit, Noizy njofton koncertin e radhës

Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Noizy, këto ditë ka qenë në vëmendje të mediave për shkak të një përleshje në Pejë.

Ai u raportua se pak ditë më parë u përfshi në një sherr me një grup tjetër, ku u rrah TikTok-eri i njohur, Medi Iseni.

Këngëtari 37-vjeçar nuk është lajmëruar akoma në polici dhe se po kërkohet intensivisht, madje është kërkuar edhe ndihma e qytetarëve në lidhje me këtë rast.

Nga ana tjetër pritet të shihet se çfarë do të ndodhë këto ditë me Noizyn, meqë i është lëshuar edhe një flet-arrest.

Ai bashkë me Stresin kanë reaguar duke thënë se nuk kanë të bëjnë me çështjen dhe se nuk e kanë prekur fare atë. /Telegrafi/

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 5 Gusht, 2024 17:02