Gündogan merr vendimin, do të mërzitet Mourinho
A do të qëndrojë Ikay Gundogan te Barcelona? Zërat për largimin e ish-mesfushorit të Manchester City-t nga klubi “blaugrana” janë intensifikuar javët e fundit, duke e lidhur me një interesim të fortë të Jose Mourinhos për ta pasur nën urdhrat e tij te Fenerbahce (luan sonte përballë Lille në raundin e tretë kualifikues të Championsit).
Megjithatë, nuk ka ndodhur asgjë: sipas asaj që raporton “El Mundo Deportivo”, lojtari, në fakt, ka njoftuar klubin, përmes përfaqësuesve të tij ligjorë, se nuk dëshiron të largohet.
E gjithë kjo pasi drejtori sportiv, portugezi Deco, kishte bërë të ditur se nuk dëshironte të dëgjonte asnjë ofertë që mund të kishte ardhur për të. Në Turqi zërat ende nuk shuhen, pasi, pas dëmtimit të Fred, Mou e ka identifikuar Gundoganin si zëvendësuesin ideal për të forcuar skuadrën e tij.
Gundogan mbërriti verën e kaluar te Barcelona pasi bëri “tripletë” me Manchester Cityn dhe nuk ka ndërmend të largohet nga Barça tani që trajner është Flick.
Së fundi, sa u përket thashethemeve për kalimin tek Al-Saad, duket se nuk ka asnjë konfirmim në lidhje me interesin e supozuar.