Neuralink implanton me sukses çipin në trupin e pacientit të dytë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 19:52

Neuralink implanton me sukses çipin në trupin e pacientit të dytë

Neuralink ka implantuar me sukses në pacientin e dytë pajisjen e saj të krijuar për t’u dhënë pacientëve të paralizuar aftësinë për të përdorur pajisjet digjitale vetëm duke menduar, kështu të paktë pretendon pronari i kompanisë Elon Musk.

Neuralink është në procesin e testimit të pajisjes së saj, e cila synon të ndihmojë njerëzit me lëndime të shtyllës kurrizore.

Pajisja ka lejuar pacientin e parë të luajë video lojëra, të shfletojë internetin, të postojë në rrjetet sociale dhe të lëvizë kursorin në laptopin e tij.

Musk, në komentet e bëra gjatë një podkasti të lëshuar vonë të premten, që zgjati më shumë se tetë orë, dha pak detaje për pjesëmarrësin e dytë përveçse tha se personi kishte një dëmtim të shtyllës kurrizore të ngjashme me pacientin e parë, i cili ishte i paralizuar në një aksident zhytjeje.

Musk tha se 400 nga elektrodat e implantit në trurin e pacientit të dytë janë duke punuar. Neuralink në faqen e saj të internetit thotë se implanti i tij përdor 1024 elektroda.

“Unë nuk dua ta mashtroj atë, por duket se ka shkuar jashtëzakonisht mirë me implantin e dytë”, i tha Musk prezantuesit të podcast-it Lex Fridman.

“Ka shumë sinjal, shumë elektroda. Po funksionon shumë mirë”, shtoi Musk.

Miliarderi amerikan nuk bëri të ditur se kur Neuralink kreu operacionin e pacientit të dytë. Musk tha se pret që Neuralink të sigurojë implantet për tetë pacientë të tjerë këtë vit, si pjesë e provave klinike të saj.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 19:52