Olmo tek Barca, punë e kryer

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Gusht, 2024 16:44 Përditësuar

Olmo tek Barca, punë e kryer

Olmo tek Barca, punë e kryer, konfirmon gazetari i madh Fabrizio Romano.

Sipas Fabrizio Romano, ky operacion do i kushtoj katalunasve 55 milion euro (+shtesë), kështu tarifa do arrijë mbi 60 milion euro.

Por gazeta e madhe spanjolle Mundo Deportivo raporton ndryshe nga Romano, Barcelona do paguaj 47 milion (+shtesë), dhe duhet kujtuar se Mundo Deportivo ishte korekte për operacionin e Roques, dhe Cancelos duke qënë më të sakt se Romano në të kaluarën.

Por parashtrohet pyetja e madhe për katalunasit, nëse ky transferim ishte i nevojshëm për ta, ose jo?

Me ardhjen e Flick tek FC Barcelona, poashtu vjen dhe një “epokë e re” tek Barcelona.

Dhe stili se si luan Flick, është pak më ndryshe se ai i menaxherit para gjermanit (Xavi), ku përshtatet me lojën që bën Dani Olmo, ku ai pritet të luaj në rolin “10”, pra si mesfushor i avancuar, por në raste edhe si anësor “i ngushte” afër “10-ës”, ku mund të jenë emra si Gundogan, Fermin, Pedri.

Shumë njerëz dhe tifozë të skaudrës spanjolle e kritikojnë këtë transferim, por duhet kujtuar poashtu se çfarë turnamenti zhvilloi Olmo në Euro 2024, ku poashtu ishte dhe golashënuesi i atij kompeticioni, dhe ky operacion mund të jetë një ndryshim që Barcelona ka pasur nevojë prej kohësh, një lojtar që ka sy për gol, por poashtu dhe një asistues i mrekullueshëm.

Olmo tek FC Barcelona, punë e kryer!

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Gusht, 2024 16:44 Përditësuar