Ancelottin e kënaq turneu në SHBA, tani synon trofeun e parë në sezonin e ri

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 16:54

Ancelottin e kënaq turneu në SHBA, tani synon trofeun e parë në sezonin e ri

Real Madridi e ka mbyllur turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me fitore.

Carlo Ancelotti ka mbetur i kënaqur me turneun në SHBA, pasi Los Blancos mposhtën Chelsean me rezultat 2-1.

Trajneri italian ka thënë se tani gjithë fokusi i tyre është te Superkupa e Evropës që e luajnë javën e ardhahme ndaj Atalantës.

“Kemi luajtur me një ritëm të mirë dhe ide të qarta, por tani mendojmë për Superkupën”

“Më 9 gusht, do të nisim të gjithë se bashku të përgatisim ndeshjen me Atalantën, por puna deri tani ka qenë e mirë, me të rinjtë që kanë dhënë kontributin e tij për skuadrën. Për ata ka qenë një eksperiencë e bukur”, deklaroi trajneri italian.

Realit tani do t’i bashkohen edhe yjet e tjerë si Kylian Mbappe apo Jude Bellingham.

“Preferuam të evitojmë rreziqet pasi gjëja më e rëndësishme është të arrijmë në formë të mirë për ndeshjen e Superkupës. Lojtarët e tjerë treguan një gjendje të mirë, janë gati për ta përgatitur si duhet ndeshjen me Atalantën”.

“Të shohim si do të kthehen lojtarët e tjerë, shpresoj të jenë në gjendje të mirë nëse kanë punuar mjaftueshëm në shtëpi. Nëse jo do të qëndrojnë të gjithë në stol”, tha Ancelotti.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 16:54