Anglia i beson ish-lojtarit të Premierligës drejtimin e kombëtares

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 12:44

Anglia i beson ish-lojtarit të Premierligës drejtimin e kombëtares

Që kur përfundoi kampionati Europian, Kombëtarja e Anglisë ka mbetur pa selektor, pasi që Gareth Southgate është larguar.

E që nga ajo kohë, Anglia është pa trajner. Shumë emra kanë qarkulluar për ta marr drejtimin e albionëve.

Gjatë muajit shtator, Anglia do t’i zhvillojnë dy ndeshje, ndaj Irlandës dhe Finlandës.

E për këto dy duele të shtatorit, Anglinë pritet ta drejtoj Lee Carsley, i cili aktualisht është selektor i grupmoshave U21 të Anglisë.

Carsley për shumë vjet ka qenë lojtar i njohur në Premierligë te skuadra e Evertonit.

Trajnerin e ri Anglia pritet ta emërojë gjatë shtatorit, por pas këtyre dy përballjeje.

Eddie Hoëe i Neëcastle United shihet si personi ideal për ta marr drejtimin e kombëtares.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 12:44