Dua Lipa me katër nominime në MTV VMA 2024

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 16:46

Dua Lipa me katër nominime në MTV VMA 2024

Tanimë është shpallur lista e nominimeve për ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Music Video Awards 2024.

Evenimenti kulturor, i cili nderon yjet më të mëdhenj të muzikës në botë, do të mbahet më 11 shtator të këtii viti.

Siç edhe pritej, Taylor Swift ka kryesuar me nominime këtë vit, ku është nominuar në gjithsej 10 kategori.

Por, pa nominime nuk ka mbetur as këngëtarja me origjinë nga Prishtina, Dua Lipa.

Ajo edhe sivjet u nominua për ‘këngën më të mirë pop’, për ‘koreografinë më të mirë’ në “Houdini” që u realizua nga ‘Charm La’Donna’ si dhe për ‘kinematografinë më të mirë’ nga Nikita Kuzmenko për “Illusion”.

Në vitin 2021, Dua ishte shqiptarja e vetme që u nominua në katër kategori.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 16:46