Fonseca nuk e fsheh lumturinë, pas turneut amerikan: Ky Milan ka objektiv fitimin e titullit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 12:32

Fonseca nuk e fsheh lumturinë, pas turneut amerikan: Ky Milan ka objektiv fitimin e titullit

Paulo Fonseca nuk i kurseu fjalët kur foli në konferencën për shtyp, pas fitores së miqësores me penallti kundër Barcelonës: “Jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi, me guximin që tregojnë, me mënyrën se si luajnë.

Me të gjithë lojtarët. Tashmë i shohim qëllimet e qarta, pas katër javësh stërvitjesh me ngarkesa të larta nuk është e lehtë. Djemtë kanë qenë fantastike në javët e fundit. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, por po bëjmë hapat e duhur. Ky Milan ka objektiv fitimin e titullit në Serie A”.

Për Pulisic si numri 10: “Ka bërë paraqitje fantastike me mua si trajner. Më pëlqen shumë ta shoh atë në këtë pozicion, me pjesëmarrje të madhe. Çfarë sjell ai te Milani? Në fakt, pati një sezon të parë të mrekullueshëm, por do të vazhdojë të jetë shumë i rëndësishëm. Ai luajti si ‘10’ në pjesën e parë, ndërsa Saelemaekers si mbrojtës i krahut. Tani kemi nisur me një strukturë tjetër në ndërtimin e lojës, më ofensive”.

Për portierin e ri, Torriani, vendimtar te penalltitë: “Mund të them vetëm gjëra të shkëlqyera për të, nuk kam fjalë ta përshkruaj. Sportiello u lëndua në hotel, Torriani luajti me personalitet dhe guxim. Është shumë herët, por nuk ka dyshim se kemi një portier të sigurt për të ardhmen”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 12:32