Hansi Flick e komenton miqësoren e Barçës me Milanin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 16:51

Hansi Flick e komenton miqësoren e Barçës me Milanin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick e ka komentuar miqësoren e mbrëmshme ndaj Milanit, të zhvilluar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndeshja përfundoi baras, 2:2, ndërsa Kuqezinjtë fituan në penalti, shkruan “Gazeta Express”.

E pas lojës në konferencë për shtyp foli trajneri gjerman, i cili i mori në dorë katalunasit në fillim të verës duke e pasuar të larguarin Xavi Hernandez.

“Unë flas gjithmonë për skuadrën time. Kur Milani sulmon, ka lojtarë vërtet të shpejtë. Ishte e bukur të përballeshim me këtë skuadër, ditën se si t’i përdornin hapësirat të cilat ua mundësuam. Por, ne u rikthyem, mendoj se mbi të gjitha në pjesën e dytë i kishim disa raste dhe gjithçka shkoi mirë, ndërsa ata i kishin disa probleme”, deklaroi ish-trajneri i Bayern Munichut.

Robert Lewandowski i shënoi dy gola për katalunasit, ndërsa për italianët shënuan Luka Jovic dhe Christian Pulisic.

Klubet e mëdha evropiane janë duke i kryer përgatitjet para-sezonale në Amerikë, ndërsa po e shfrytëzojnë mundësinë edhe të zhvillojnë ndeshje miqësore mes vete.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 16:51