Lautaro ‘përqafon’ sërish Interin: Mezi prisja të kthehesha në stërvitje me shokët e mi

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 12:49

Lautaro ‘përqafon’ sërish Interin: Mezi prisja të kthehesha në stërvitje me shokët e mi

Lautaro Martinez është rikthyer në Milano dhe ditët në vijim do të rifillojë gradualisht stërvitjet nën drejtimin e trajnerit Inzaghi. Synimi i tij si kapiten është një dhe i vetëm: ta ndihmojë Interin të arrijë objektivat e vendosura për sezonin e ri.

Ndërkohë, në profilin e tij në Instagram, sulmuesi argjentinas ka shkruar: “Mezi prisja të kthehesha në stërvitje me shokët e mi. Tani do të përgatitemi sa më mirë për fillimin e kampionatit dhe të luftojmë për objektivat tona sezonalë”.

Pra, dita e djeshme e Interit nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, me skuadrën zikaltër që mirëpriti kapitenin Lautaro Martinez, i cili u rikthye pas fitores së Kupës së Amerikës me Argjentinën dhe pushimeve në vijim me familjen e tij.

“Toro” do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi, një lajm i rëndësishëm duke marrë parasysh edhe lëndimet e sulmuesve përpara debutimit zyrtar të kampionatit, të planifikuar më 27 gusht kundër Genoa.

Konkretisht, Mehdi Taremi dhe Marko Arnautovic janë jashtë fushës për shkak të problemeve muskulare, ndërsa Marcus Thuram nuk është ende në gjendjen e tij më të mirë. Argjentinasit, padyshim do t’i duhet gjithashtu kohë për të gjetur ritmin e tij, por rikthimi disa ditë më herët se sa pritej në stërvitje është tregues i saktë i dëshirës për t’u kthyer menjëherë në qendër të botës së Interit.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 12:49