Reagon Loredana, kërkon lirimin e Noizyt

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 17:13

Reagon Loredana, kërkon lirimin e Noizyt

Loredana ka kërkuar lirimin e Noizyt pasi reperi është arrestuar në Lezhë nga autoritetet shqiptare të cilët kanë vepruar në bashkëpunim me policinë e Kosovës.

Artisti u shpall në kërkim për shkak se akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” për një rrahje që ka ndodhur ditë më parë në një klub nate në Pejë, ku i lënduar rëndë mbeti Medi Iseni.

“Free Noizy”, ka shkruar reperja në Instagramin e saj ku edhe ka postuar foton e artistit shqiptar.

Pos Noizyt, është arrestuar edhe DJ Crax, ndërkohë vazhdon të jetë në kërkim Stresi.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Gusht, 2024 17:13