Morata: Milani si Spanja, do të vrapoj si qen për fanellën kuqezi

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Gusht, 2024 14:41

Morata: Milani si Spanja, do të vrapoj si qen për fanellën kuqezi

Alvaro Morata ka thënë sot fjalët e para si lojtar i Milanit, klub ku do të luajë për 4 vitet e ardhshme. 31-vjeçari udhëhoqi Spanjën si kapiten drejt triumfit në Euro 2024, ndërkohë që tashmë do të udhëheqë sulmin e kuqezinjve të Fonsecas.

Dua të fitoj, teksa sa u përket golave jam i interesuar deri në një farë pikë për të shënuar. Kjo skuadër i ngjan Spanjës në stilin e lojës. Është një Milan plot cilësi.

I thashë menjëherë po ofertës, edhe për faktin që në vitet e fundit asnjë klub nuk ka shfaqur kaq shumë interesim për mua. Kisha edhe mundësi të tjera për t’u rikthyer në Itali.

Këto janë vitet e fundit të karrierës sime, por më të mirat sepse kam arritur pjekurinë e duhur. Eliminimi i Interit në Champions gjatë sezonit të kaluar ishte një kënaqësi e madhe.

Falënderoj klubin. Kur më thirrën Ibra, drejtuesit dhe trajneri, u binda menjëherë. Asnjë ekip nuk më donte kaq shumë. Ibra është një pikat e mia të referimit, është nder të jem këtu përkrah tij.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Gusht, 2024 14:41