DJ me famë botërore, Steve Aoki do të performojë në Shqipëri

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Gusht, 2024 17:23

DJ me famë botërore, Steve Aoki do të performojë në Shqipëri

Producenti dhe DJ i famshëm amerikan, Steve Aoki, pritet që të vijë këto ditë në Shqipëri.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim të shpërndarë në rrjete sociale.

Ai siç njoftohet do të performojë më 17 gusht në Lungomare të Vlorës.

“Vlora ju pret”, nis postimi.

Rama tutje thekson: “DJ me famë ndërkombëtare Steve Aoki më 17 gusht në Lungomare. Regjistrohuni tani tek @kookooli.al merrni biletën FALAS dhe bëhuni pjesë e eventit më të madh të verës”.

“Jam Steve Aoki dhe mezi pres të performoj në Shqipëri. Është shfaqja ime e parë atje dhe është shumë emocionuese për mua. E kam pritur prej shumë kohësh. Do të luaj në Vlorë më 17 gusht”, u shpreh ai.

“Dua të di disa gjëra paraprakisht; Cilën këngë duhet ta lëshoj pasi dua të mësoj rreth kulturës dhe të luaj muzikë shqiptare nëse mundem dhe e dyta; më tregoni çfarë ushqimesh duhet të provoj kur të shkoj për të ngrënë aty. Ju dua të gjithëve”, tha tutje Steve.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Gusht, 2024 17:23