Erjola përplaset ashpër me fansat, për çka po akuzohet ish-banorja e BBV

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Gusht, 2024 17:25

Erjola përplaset ashpër me fansat, për çka po akuzohet ish-banorja e BBV

Moderatorja e njohur, Erjola Doçi, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria. E ndryshe nga personazhet e tjerë publikë, të cilët kanë zgjedhur bregdetin për të shijuar disa ditë pushim, ajo shfaqet duke pozuar në mal.

Ndërkohë ajo çfarë ra në sy ishte pamja dhe linjat perfekte trupore të Erjolës. Moderatorja duket tepër në formë duke pozuar me fund të shkurtër dhe kanotiere të bardhë te kombinuara me një palë çizme stil kauboj në ngjyrë bezhë.

Të shumta ishin komentet që e komplimentonin moderatoren por nuk munguan edhe ata që e akuzonin se fotot ishin të rregulluara me fotoshop.

Mirëpo ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” nuk ua kurseu një përgjigje për këtë fansave të saj.

“Zemra te ka shku icik dora dhe gota shtrember nga photoshopi,” ishte një ndër komentet.

“Është gote me prerje si diamant o bukuroshe”, përgjigjet moderatorja me ironi.

Image
Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Gusht, 2024 17:25