Ministri Hasani mirëpret Nancy VanHorn: Bashkëpunojmë për avancimin e lidhjes unike me SHBA-në

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 19:50

Ministri Hasani mirëpret Nancy VanHorn: Bashkëpunojmë për avancimin e lidhjes unike me SHBA-në

Ministri Igli Hasani ka mirëpritur në Shqipëri Nancy VanHorn, të ngarkuarën me punë të SHBA. 

Mirëpresim bashkëpunimin për avancimin dhe thellimin e lidhjes unike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar ministri në një postim në X.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, në takim është diskutuar për çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Znj. VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 19:50