Moti, vendi ndodhet në fazën portokalli

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 19:23

Moti, vendi ndodhet në fazën portokalli

Te rrallë ishin qytetarët të cilët nuk mbanin shishe me ujë në duar, kapela në kokë apo edhe ombrella për tu mbrojtur nga i nxehti dhe temperaturat e larta. Ndërsa ata pak qytetarë që kishin vendosur të dalin jashtë, në të shumtën e rasteve ishin mërgimtarë apo turistë që vizitonin Shkupin.

“Shumë keq, rëndë është, 43 gradë celsius është rëndë por ja që kemi kujdes, dalim në mëngjes herët dhe më pas në kondicioner në shtëpi dhe nuk ka dalje më pas deri në mbrëmje. Ujë dhe lëngje të konsumohen më shumë, çaj i nxehtë është mirë për këtë kohë pasi i nxehti është kundër temperaturës”, tha një qytetare.

“Vështirë është por qëndrimi ndër hije më shumë, të konsumohet ujë më shumë dhe të ruhemi nga i nxehti, ndër hije ajo është”, thekosi një qytetar.

“Ne u mësuam në Kanadë e ngrijmë ujin e pastaj vendosim pakës ujë dhe që të gjithë ditën të kemi ujë të ftohtë që të freskohemi pakës”, u shpreh një qytetar.

Për shkak të motit të nxehtë, janë shtuar kërkesat tek shërbimet e urgjencës nga ana e qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë.
Autoritetet apelojnë qytetarët që të konsumojnë sa më shumë lëngje në këto temperatura të larta dhe të anashkalojnë daljen pa nevojë në diell, qytetaret thanë se kanë gjetur mënyrat e tyre për tu mbrojtur nga këto temperatura të larta.

Nga Qeveria rekomandojnë që të lirohen nga puna disa kategori të qytetarëve, të moshuarit dhe gratë shtatzëna dhe ndalim të aktivitetit fizik në ambient të hapur. Sipas Drejtorisë për Çështjet Hidrometeorologjike, ditë të nxehta na presin edhe në ditët në vijim dhe temperaturat ditore pritet të kalojë 40 gradë./Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Gusht, 2024 19:23