TEFTA CAMI PËR ROLIN E ALI AHMETIT NË MARRVESHJEN E OHRIT

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Gusht, 2024 22:13

TEFTA CAMI PËR ROLIN E ALI AHMETIT NË MARRVESHJEN E OHRIT

Ndihem mirë, që po përkujtohet 23 vjetori i Marrëveshjes të Ohrit midis shqiptarëve dhe Qeverisë Maqedone të Veriut, që ka organizuar ish-komandanti i UÇK-ës, z.Ali Ahmeti në kryeqendrën e Dardanisë të shekullit para mesjetës, në Shkup.

Pllaka me emrin Dardania ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Shkupit të zbuluara nga gërmimet arkeologjike në Shkup.
Që gjatë Luftës të Dytë Botërore LKJ e Titos u pat premtuar shqiptarëve, se me mbarimin e luftës e çlirimin e vendit viset shqiptare në ish-Jugosllavinë do të fitonin të gjitha liritë e të drejtat e barabarta dhe do t’i bashkoheshin shtetit amë, Shqipërisë.
Sipas këtij premtimi forcat partizane të Dibrës si Çeta Partizane me komandant Ahmet Camin ka luftuar për çlirimin e qyteteve shqiptare në Maqedoni dhe të qytetit të Dibrës të Madhe.
Por Tito, jo vetëm nuk e mbajti premtimin, por më 1947 i rindau viset shqiptare në ish-Jugosllavinë.

Krijoi republikën e Maqedonisë e të Malit të Zi me popullsi me shumicë shqiptare si dhe Kosovën e Sanxhakun e Nishit dhe Luginën e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjën ia aneksoi republikës të Serbisë.
Gjatë atij regjimi u pushkatuan pa gjyq deri më 1948-tën 90 mijë shqiptarë për armëmbajtje pa leje në viset shqiptare. U ushtrua një genocid i madh mbi popullsinë shqiptare.

U zbatua projekti i Vasa Çubrilloviçit për zhdukjen e shqiptarëve me vrasje e largime për në Turqi e Shqipëri, si dhe vende të tjera, duke ua grabitur pasuritë e pronat, banesat e tjerë. dhe duke vendosur në vend të tyre popullsi serbe e malazeze, maqedonase e tjerë.

Në Maqedoninë e Veriut me çlirimin e vendit popullsia shqiptare ka qenë 70 përqind. Ndërsa tani ka rënë në 30 përqind popullsia shqiptare.
U përpoqën shqiptarët në Maqedoni në rrugë paqësore për shumë e shumë vite të fitojnë liritë e të drejtat e barabarta me popujt e tjere si dhe me atë maqedonas.
Por u desh të zhvillohej një luftë dhe të vriteshin shumë shqiptarë e maqedonas, sepse ish-udhëheqja maqedonase mbarte mendime e politika primitive të drejtimit të shtetit edhe tani në kohët moderne.

Komandanti i UÇK-ës Ali Ahmeti me udhëheqjen e Luftës të shqiptarëve për fitimin e lirive dhe të drejtave e të identitetit kombëtarë të shqiptarëve dhe si etni shtetformuese në Maqedoninë e Veriut, shkroi legjendën e madhe me udhëheqjen e luftës e mundjen e ushtrisë të shtetit maqedonas, që e detyroi Qeverinë Maqedonase të ulej në bisedime me shqiptarët dhe të pranonte kërkesat e shqiptarëve, si dhe të nënshkruhej Marrëveshja e Ohrit midis dy palëve.
Ulja e pranimi i bisedimeve midis të dy palëve me praninë e Ambasadorit të SHBA-së e të BE-së dhe nënshkrimi, qe si kusht për ndërprerjen e Luftës të armarosur të UÇK me komandant luftëtarin mentarë e vizionarë dhe hero, Ali Ahmeti.

Përkujtimi i këtij evenimenti të rëndësishëm historik të ndarë,siç e ka organizuar Qeveria Maqedonëse, nuk është e drejtë dhe tregues i frymës jo bashkëpunuese me shqiptarët, duke mos ftuar pjesëmarrjen e aktorit kryesorë shqiptarë, që ka dhënë kontributin më të madh, që të arrihet firmosja e Marrëveshjes të Ohrit, të ish- komandantit të UÇK- ës, z. Ali Ahmeti. Nukë e kuptoj, se si e kanë pranuar ministrat shqiptarë këtë protocollen!?
Historikisht shqiptarët, kur kanë qenë të bashkuar, kanë qenë të fortë e të pathyeshëm.
Por janë mundur, kur janë përçarë.

Është e njohur metoda e kudërshtarëve të shqiptarëve, që vazhdojnë të praktikojnë nxitjen e përçarjes midis klasës politike të shqiptarëve.

Përçarja e tyre në kushtet aktuale, kur po bien këmbanat e alarmit të konflikteve e të një lufte në vendet e Ballkanit Perëndimorë të nxitura nga Rusia e Serbia, është mëse e rrezikëshme dhe me pasoja për popullin shqiptarë.

Në rast të fillimit te një lufte në Ballkanin Perëndimorë, populli shqiptarë do të luftojë në aleancë me popullin maqedonas, malazes e boshnjak, kroat e slloven kundër armikut të përbashkët.

Populli shqiptarë të kishte nga 10-të djem si Ali Ahmeti, mentar e vizionarë, trim e strateg i zgjidhjes të konflikteve e problemeve me metoda paqësore, por edhe me grykën e pushkës, nëse lind nevoja, parashikues i zgjidhjes të çeshtjes kombëtare për të ardhmen.

Tefta Cami-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës
Pogradec, e hënë, 12 gusht, 2024

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Gusht, 2024 22:13