“Starlink” me konkurrencë – Kina po planifikon tre rrjete satelitore për internetin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 20:11

“Starlink” me konkurrencë – Kina po planifikon tre rrjete satelitore për internetin

Kompania shtetërore kineze Shanghai Spacecom Satellite Technology ka lëshuar 18 satelitët e parë me synimin për të krijuar një rrjet të madh orbital dhe për të rivalizuar Starlink të Elon Musk. Siç raportojnë mediat kineze, raketat e para me satelitë u ngritën nga Taiyuan në provincën Shanxi. Këta satelitë janë hapi i parë në përpjekjet e kompanisë për të ndërtuar një rrjet prej 15,000 satelitësh në orbitën e ulët të Tokës, të cilin kompania e quan një “plejadë prej njëmijë bërthamash”. Rrjeti pritet të përfundojë deri në vitin 2030.

Mediat kineze këtë projekt e quajnë versioni kinez i “Starlink”, i cili aktualisht ka gjashtë mijë satelitë dhe Elon Musk ka bërë të ditur se planifikon të ketë përfundimisht 42 mijë satelitë në rrjet. Ky projekt kinexi është një nga tre rrjetet kryesore satelitore që Kina planifikon të vendosë. Shumica e satelitëve pritet të rrotullohen rreth Tokës në një lartësi midis 320 dhe 2000 kilometra, e cila është lartësia ku ndodhen satelitët Starlink.

Tre rrjetet e mëdha, së bashku me dhjetëra projekte ambicioze hapësinore nga firma të tjera kineze, janë frymëzuar nga përpjekjet e qeverisë qendrore për të përfshirë sektorin privat në qëllimet e tij shkencore dhe teknologjike. Dy rrjetet e tjera pritet të kenë 23,000 satelitë të tjerë në orbitë. “Spacesat” planifikon të vendosë 13 mijë satelitë brenda rrjetit të saj “Guowang” dhe kompania private “Landrey Hongqing” planifikon një rrjet “Crane 3” me 10 mijë satelitë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Gusht, 2024 20:11