Zjarret nuk po shuhen, qeveria shkrin dy drejtoritë! 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:22

Zjarret nuk po shuhen, qeveria shkrin dy drejtoritë! 

Do të reformohet sistemi i menaxhimit të krizave, vendosi Qeveria dhe kjo do të bëhet përmes bashkimit të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe Qendrës së Menaxhimit të Krizave. Veprim ky a që, sipas Qeverisë, do të kontribuojë në menaxhimin më efikas të krizës në të ardhmen. Ndërkohë, zjarret vijojnë të jenë aktive, ndërsa temperaturat janë ende jashtëzakonisht të larta. Vetëm gjatë muajit korrik ka pasur 765 zjarre në hapësira të hapura, duke përfshirë zjarret në pyje

Ndërsa zjarret vijojnë të jenë aktive në shumë territore të vendit Qeveria ka vendosur të reformojë sistemin e menaxhimit me krizat. Kryeministri Hristijan Mickoski ka bërë me dije se në seancën e Qeverisë është marrë vendimi për bashkimin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhimin e Krizave, në mënyrë që sistemi i menaxhimit të krizave të funksionojë në mënyrë më efikase.  Ditën e djeshme u numëruan 32 vatra të hapura dhe zjarre në pyje. Prej tyre 15 janë shuar plotësisht, gjashtë janë vënë nën kontroll dhe 11 janë aktive

“Hapi i parë që hodhëm ishte të merrnim një vendim që DMSH  dhe QMK të nisin një proces bashkimi, së pari optimizimin e stafit dhe së dyti, të kemi një institucion që në kuadër të menaxhimit të krizave do të dijë të veprojë sipas për disa protokolle. Do  të ulemi dhe të merremi seriozisht me këtë temë që të mos na ndodhë sërish”, ka thënë kryeministri. Duke iu referuar edhe situatës me zjarret, ku janë përballur me situatën e mungesës së avionëve për t’iu përgjigjur zharreve, por edhe të piklotëve, një pjesë e të cilëve  janë në pension.  Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, thotë se numri i zjarreve nuk po zvogëlohet dhe sipas përvojës paraprake priten edhe të reja.  Edhe vala e të nxehtit që ka përfshirë këto ditë vendin nuk ndihmon kundër zjarreve. Niveli i rrezikut nga temperaturat e larta portokalli mbetet aktiv sot dhe nesër pasi nën ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, moti do të jetë veçanërisht i nxehtë dhe temperatura e ditës do të kalojnë 40 gradë. Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon mot me diell dhe shumë të ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare deri në fund të kësaj jave, ndërsa nga e enjtja reshje lokale shiu.

“Nga e enjtja në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë dukuri lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, veçanërisht në ditët e fundjavës ku do të ketë kushte për stuhi të izoluar me reshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër”, njoftoi Enti për Çështje Hidrometeorologjike. Për shkak të valës së re të të nxehtit në tre ditët e para të kësaj jave të punës, deri më sot, rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, të cilat i miratoi Qeveria në seancën e së dielës, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë janë të vlefshme. Me rekomandimet për parandalim, grupet më të rrezikuara të popullatës – gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç – lirohen nga detyrimet e punës. Punëdhënësve u rekomandohet që nga data 12 deri më 14 gusht të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, pra të shmangin aktivitetet e punës në natyrë nga ora 11:00 deri në orën 17:00 dhe gjatë asaj periudhe të ditës të mos nxjerrin asnjë fëmijë kopshti. Gjithashtu të mos jetë aktiv fizikisht. Këshillohen komunat, Kryqi i Kuq dhe qendrat për çështje sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit që të ndihmojnë personat e vetmuar, të moshuar, të dobët dhe të pastrehë. (koha.mk)

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2024 19:22