A përdorni Viber? Ky lajm është për ju!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:58

A përdorni Viber? Ky lajm është për ju!

Viber u ka ofruar përdoruesve një shërbim të ri që do t’i ndihmojë ata të heqin pa probleme gjurmët e mesazheve të tyre. Funksioni Delete Without Trace është i disponueshëm për përdoruesit e Viber Plus dhe të tjerët mund ta provojnë falas për 30 ditë.

Ky shërbim i lejon përdoruesit të fshijnë në mënyrë diskrete mesazhet e dërguara, pavarësisht nëse marrësit i kanë lexuar ato tashmë. Siç shpjegohet nga Viber, funksioni është prezantuar me kërkesë të përdoruesve të shumtë.

“Ne do të vazhdojmë praktikën e përdorimit të reagimeve nga përdoruesit tanë për të krijuar edhe më shumë nga veçoritë e tyre të preferuara, si “Modaliteti i padukshëm”, dhe në këtë mënyrë të krijojmë më shumë arsye për kënaqësinë e tyre dhe lehtësinë e komunikimit,” tha Ofir Eyal, CEO i Rakuten Viber.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Gusht, 2024 19:58