Firdeusi nga Pogradeci krijon robotin e quajrur Dardan, robot që flet shqip!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 20:10

Firdeusi nga Pogradeci krijon robotin e quajrur Dardan, robot që flet shqip!

Ky është Firdeus Dikellari nga qyteti i Pogradecit, i dhënë se tepërmi pas teknologjisë.

Vetëm pak kohë më parë ka paraqitur robotin e krijuar krejtësisht prej tij ndërkohë që tani ka bërë gati Robotin Dardan, i cili komunikon në 9 gjuhë të ndryshme, përfshi këtu dhe gjuhën shqipe.

Roboti Dardan, sipas Dikellarit, krahas gjuhëve me të cilave ai komunikon, mund të bëjë dedektimin e emocioneve në fytyrën e njeriut.

Sipas Firdeus Dikellarit roboti Dardan pritet të vijë në ndihmë edhe fëmijëve që kanë probleme me komunikimin, kryesisht në fushën e logopedisë.

19 vjeçari Firdeus Dikellari siguron se së shpejti do të ketë zbulime të reja në fushën e teknologjisë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 20:10