Mërgimtari nga Maqedonia kapet me Ferrari të falsifikuar në kufirin e Tabanocës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 20:38

Mërgimtari nga Maqedonia kapet me Ferrari të falsifikuar në kufirin e Tabanocës

Më 15.08.2024, në orën 12:30 në Pikën Kufitare Tabanoc, zyrtarët policorë arrestuan B.B. (45) nga Qendër Zhupë, pasi gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimit u konstatua se numri identifikues i automjetit “Ferrari 488 Spider” me targa gjermane, të cilin ai po e drejtonte, ishte i falsifikuar.

Automjeti u konfiskua, ndërsa personi u dorëzua te zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Gusht, 2024 20:38