Amsterdami ndalon përdorimin e aplikacionit Telegram

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 22:21

Amsterdami ndalon përdorimin e aplikacionit Telegram

Aplikacioni Telegram është i ndaluar në qytetin e Amsterdamit, për shkak të aktiviteteve të mundshme kriminale.

“Qyteti i Amsterdamit i ka ndaluar punonjësit e tij të përdorin Telegramin në telefonat e biznesit për shkak të aktivitetit të mundshëm kriminal në aplikacion dhe rrezikut të spiunazhit”, tha një zëdhënës i bashkisë.

Qyteti e miratoi ndalimin në fund të prillit, por nuk ka folur publikisht për të. Zëdhënësi i qytetit për sektorin e IT tha se Telegram është “një strehë e sigurt për hakerët, kriminelët kibernetikë dhe tregtarët e drogës”.

Qyteti është gjithashtu i shqetësuar për spiunazhin e mundshëm përmes aplikacionit. Telegram u themelua në Rusi, por selia u zhvendos në Dubai dhe kompania është e regjistruar në Ishujt e Virgjër.

Siç raporton NL Times, komunat e tjera në Holandë nuk e kanë ndaluar Telegramin, pavarësisht shqetësimeve të përgjithshme në lidhje me aplikacionin.

Parlamenti diskutoi një ndalim të mundshëm në fillim të këtij viti, por ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Dilan Jesilgoz tha se një veprim i tillë do të ishte një ndërhyrje e tepërt në lirinë e shprehjes. /Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Gusht, 2024 22:21