Simeone: A mund ta rivalizojmë Realin dhe Barçën? Të mbyllet merkatoja, pastaj ju përgjigjem për këtë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Gusht, 2024 12:33

Simeone: A mund ta rivalizojmë Realin dhe Barçën? Të mbyllet merkatoja, pastaj ju përgjigjem për këtë

Atletico Madridi do të përballet sot me Villarrealin për javën e parë të La Liga-s. Trajneri ‘colchoneros’, Diego Simeone, foli në konferencën për shtyp për objektivat sezonalë, duke shtyrë çdo diskutim deri në mbylljen e merkatos:

“A mund të rivalizojmë përkrah Barcelonës dhe Real Madridit? Prisni derisa të mbyllet merkatoja e verës dhe pastaj do të përgjigjem. Ne përpiqemi të vazhdojmë përmirësimin si ekip, e kuptojmë se çdo vit nuk është njësoj për të sjellë lojtarë. Ka raste kur nevojat janë të ndryshme, ne përshtatemi me atë që mund të bëhet”.

‘Cholo’ më pas foli edhe për Julian Alvarez, një sulmues i ri që mbërriti javën e fundit: “Gjithçka ndodhi shumë shpejt, ai erdhi së fundi, bëri katër seanca stërvitore me ne. Julian po përshtatet, ka luajtur në ‘Copa América’ dhe Olimpiadën e Parisit. Ai pushoi pak, sepse ishte i fokusuar në të ardhmen e tij. Shpresoj se mund të formojmë një ekip rreth tij, në mënyrë që karakteristikat e Julian të na ndihmojnë”.

Më pas për Sorloth: “Karakteristikat e tij janë të rëndësishme, sezonin e kaluar pati numra të jashtëzakonshëm. Ai ka nevojë për ndihmën e ekipit, që të mund të luajë brenda zonës, gjë që është gjëja e duhur për të”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Gusht, 2024 12:33