Joao Felix përfundon testet mjekësore te Chelsea, mbetet vetëm zyrtarizimi
Sot (e martë) në mbrëmje pritet të zyrtarizohet transferimi i Joao Felix nga Atletico te Chelsea.
Ylli portugez pritet të rikthehet përsëri në Stamford Bridge. Por, kësaj radhe si lojtar me të drejta të plota dhe jo huazim.
Është eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, i cili ka njoftuar rreth situatës së Felix te Blutë.
“Joao Felix ka përfunduar pjesën kryesore të testeve mjekësore në Londër dhe ai do të nënshkruajë kontratën e tij më vonë sot”.
“Marrëveshja e vlefshme deri në qershor 2030 plus opsion për sezonin e mëtejshëm, deri më 2031”.