Me kryetaren e Këshillit Gjyqësor nuk e kemi hapur fare diskutimin për gjykatësin Pajazit Pajaziti, tha Mickoski

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 20:39

Me kryetaren e Këshillit Gjyqësor nuk e kemi hapur fare diskutimin për gjykatësin Pajazit Pajaziti, tha Mickoski

Kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski pas takimit me kryetaren e Këshillit Gjyqësor bëri të ditur se nuk është hapur diskutimi për gjykatësin Pajazit Pajaziti. Mickoski shtoi se politikanët dhe anëtarët e institucioneve të drejtësisë nuk duhet të hapin diskutim në atë nivel, përcjell TV21.

“Për gjykatësin Pajazit Pajaziti nuk e kemi hapur diskutimin, për herë të dytë po e them, nuk duhet politikanët dhe anëtarët e institucioneve të drejtësisë të hapin diskutim në atë nivel. Më e mirë është fare të mos hapet diskutimi, nëse mundet të funksionojë gjithçka dhe ne të mos shohim asgjë, kjo do të ishte ideale. Nëse kjo është e mundur. Kështu të gjithë do të ishim jashtë. Nuk dua të shihem me askënd, dëshiroj sistemi të funksionojë, dhe gjithçka do të bëjë që të funksionojë”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut .

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 20:39