Pas suksesit me “Lule”, Bejta paralajmëron këngën e re

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Gusht, 2024 12:43

Pas suksesit me “Lule”, Bejta paralajmëron këngën e re

Afër shtatë milionë klikime i ka grumbulluar kënga “Lule” e Bejtës.

Artisti mori famë shpejt me këngën, e cila u mirëprit nga adhuruesit e muzikës shqiptare, të cilët vazhdimisht po kërkojnë projekte të reja nga ai.

Dhe me sa duket erdhi koha.

Bejta ka lajmëruar fansat e tij përmes Instagramit se një këngë e re me titull “Alo” vjen së shpejti.

Pos titullit, këngëtari nuk ka dhënë detaje të tjera.

Image
Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Gusht, 2024 12:43