PSG rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve, shkak Kylian Mbappe

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Gusht, 2024 17:05

PSG rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve, shkak Kylian Mbappe

PSG mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve dhe të ndalohet për të transferuar futbollist në merkato.

Kylian Mbappe kërkon 55 milionë euro të papaguara nga PSG dhe kjo gjë mund ta dëmtojë skuadrën parisiene.

Mbappe e ka dërguar çështjen përpara komisionit ligjor të LFP dhe UEFA-s. Në rast sanksioni, PSG rrezikon të humbasë licencën e UEFA-s dhe rrjedhimisht vendin në Ligën e Kampionëve.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Gusht, 2024 17:05