Bozhinovska-Filipidu: Thellimi i bashkëpunimit në projektet energjetike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 21:59

Bozhinovska-Filipidu: Thellimi i bashkëpunimit në projektet energjetike

Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të Para Minerale Sanja Bozhinovska sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë, Sofija Filipidu dhe sekretarin për Çështje Ekonomike në ambasadën në Shkup, Vasilis Gazaras, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit me theks në projektet energjetike.

Në suaza të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve, siç kumtuan nga kabineti i ministres, është konfirmuar kënaqësia nga bashkëpunimi i deritanishëm në plan ekonomik.

Është biseduar për mundësinë e aktiviteteve të përforcuara të ndërsjella dhe këmbimin e ekspertëve nga fusha e energjetikës dhe minierave të cilat duhet të japin kontribut të madh në projektet të cilat do t’i realizojnë qeveritë e dy vendeve në periudhën e ardhshme.

“Më vjen shumë mirë që me përfaqësuesit e ambasadës greke ndajmë të njëjtat vizione dhe dëshirë për të forcuar lidhjet e ndërsjella diplomatike dhe ekonomike. Në fakt, jam e bindur se vetëm në këtë mënyrë, veçanërisht duke vepruar në planin ekonomik, së bashku mund të arrijmë përfitime të konsiderueshme për qytetarët e të dyja vendeve”, theksoi Bozhinovska në takim.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 21:59