E kryer, Gundogan rikthehet te Manchester City
Ilkay Gundogan largohet nga Barcelona pas vetëm një viti qëndrim te skuadra katalunase.
Mesfushori turko-gjerman shkëlqeu në vitin e tij të parë te Barcelona, megjithatë në klub donin largimin e tij shkaku i pagës së madhe.
Gundogan e ka mirëkuptuar krizën financiare të Barcelonës dhe paga e tij prej 9 milionë eurove neto në sezon e rëndonte buxhetin e klubit.
Palët kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës dhe Gundogan do të rikthehet sërish në Angli.
Fabrizio Romano ka raportuar se tanimë ka një marrëveshje mes mesfushorit gjerman dhe Manchester Cityt.
33-vjeçari do të rikthehet në Etihad Stadium për të luajtur ku ka nënshkruar kontratë një vjeçare. /Telegrafi/