Zyrtare: Emiliano Martinez rinovon kontratën me Aston Villa

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Gusht, 2024 17:40

Zyrtare: Emiliano Martinez rinovon kontratën me Aston Villa

Këtë të mërkurë, Aston Villa rinovoi zyrtarisht kontratën me portierin argjentinas Emiliano Martínez deri në vitin 2029.

Njoftimin e zgjatjes së kontratës së re edhe për pesë sezone e ka bërë vetë ai, në një konferencë për shtyp të mbajtur në dyqanin e klubit.

Portieri tha se ky vendim është rezultat i një premtimi të bërë pas sigurimit të rikthimit të skuadrës në Champions League .

“Që kur jam bashkuar me ekipin, dëshira ime ka qenë të luaj në Champions League. Tani që e kemi arritur këtë qëllim, kam vendosur të nënshkruaj një kontratë të re me Aston Villa . Ndjej se klubi po zhvillohet çdo ditë e më shumë. Pasi kam arritur gjithçka që kam mundur me Argjentinën , kam objektivin të fitoj një titull këtu. Ky do të jetë objektivi ynë kryesor për vitet në vijim dhe jam i sigurt se do ta arrijmë”, theksoi ai.

I transferuar nga Arsenali në vitin 2020, Emiliano Martínez u bë shpejt një referencë brenda dhomës së zhveshjes, duke luajtur 160 ndeshje deri më sot.

/GazetaBlic Sport/

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Gusht, 2024 17:40