Zyrtare: Joao Felix, lojtari më i ri i Chelseat
Joao Felix është lojtari më i ri i Chelseat.
Lajmmi është konfirmuar nga vetë klubi anglez, përmes një njoftimi në faqe zyrtare në platformën “X”.
“Jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin e Joao Felixit nga Atletico Madrid”, thuhet në njoftimin e klubit londinez.
Felixi do të jetë pjesë e “Bluve” për shtatë vjet.
Sulmuesi portugez së fundmi ishte pjesë e Barcelonës, në formë huazimi. /Zëri